“Tregtari i vdekjes” kthehet në vendlindje, “kukulla” e Vladimir Putinit në festë

Tregtari rus i armëve Viktor Bout u kthye në Rusi të enjten në kuadrin e shkëmbim të burgosurish me yllin e basketbollit  amerikan për femra Brittney Griner.

Jashtë Rusisë ai njihet si “Tregtari i vdekjes” që nxiti disa nga konflikte  më të këqija dhe më me famë në botë. Ndërsa në Rusi  ai njihet si biznesmen aventurier i cili u burgos në mënyrë të padrejtë  pas një operacioni agresiv  të SHBA-ve.

Rikthimi  i tij në Rusi është pritur me shumë gëzim duke e cilësuar një fitore shumë të madhe. Komenti ka ardhur nga prezantuesi më i famshëm televiziv Valdimir Soloivyov i cili njihet si zëri Putinit. Ai i ka kushtuar minuta nga emisioni i tij duke  thënë se  kthimi i Viktor Bout është një fitore gjigante për vendin e tij.

“Arritëm një fitore gjigante. Për 15 vjet, Ministria e Punëve të Jashtme ruse së bashku me shërbimet sekrete kryen një operacion madhështor. Ata sollën në shtëpi një njeri të pafajshëm të cilin amerikanët nuk arritën ta thyenin.

Bout nuk u gjunjëzua, nuk e tradhtoi atdheun dhe nuk pranoi asnjë kompromis. Amerikanët e rrëmbyen dhe më pas e arrestuan atë nga një vend i Azisë Juglindore, pasi atje ai nuk kishte mundësi të mbrohej. Por dhe pas arrestimit Bout luftoi si një luan për emrin e tij dhe nuk u dorëzua kurrë. Përkundrazi ai performoi një rezistencë të paparë”, tha Solovyov.

Arrestimi i tij u bë i mundur  në  Bangok pas bisedave me informatorët e operacionit të Administratës së Zbatimit të Drogës, të cilët u paraqitën si zyrtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. Ndërsa në SHBA ai u soll në nëntor 2010. Nofka “tregtar i vdekjes” iu vu Viktor Boutit nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Britanisë.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ballkani-Prishtina, bardhekaltrit të etur për të mposhtur kampionin

Story i radhës

93 shoferë të sanksionuar në Shkup

Të fundit nga