Tre të dënuarit ‘nuk zënë mend’, kapen në Qerret me drogë në makinë

Tre persona që po transportonin drogë me makinë janë arrestuar në Durrës në kuadër të operaionit “Qerreti”.

Të tre të arrestuarit janë me precedentë kriminal, dy prej tyre të dënuar në Itali për trafik droge.

Rreth shtatë kilogramë kanabis janë sekuestruar.

Policia u informua në rrugë operative se disa persona shtetas në Qerret kishin lëndë narkotike dhe do ta transportonin atë në drejtim të Durrësit.

Të arrestuaruit janë: M. B., 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; M. B., 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; P. L., 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, makina dhe tre aparate celulare.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjuqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia hap rast ndaj Fisnik Sylës

Story i radhës

Meta denoncon Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë

Të fundit nga