Tre mjekë përballen me drejtësinë për vdekjen e një gruaje shtatëzënë

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi ndaj tre mjekëve nga Struga, për veprën penale – Vepra të rënda kundër shëndetit të njeriut. Sipas njoftimit të prokurorisë, dy të dyshuarit janë gjinekologë specialistë dhe një gjinekolog specializant. Mjekët në fjalë dyshohet se i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore një lehone, pasi gjatë lindjes kanë përdorur mënyrën dhe mjetet joadekuate për mjekim.

“Lehona është pranuar me datë 27.08.2020 për lindje në repartin gjinekologjik, pasi ka qenë në javën e 40-të të shtatzënisë. Ajo është pritur nga i akuzuari i parë, i cili e ka trajtuar si paciente gjatë gjithë shtatzënisë dhe ka vendosur që lindja të bëhet me prerje cezariane. I akuzuari i dytë ka ndihmuar në operacion, por gjatë operacionit kanë dëmtuar arterien e majtë renale (të veshkës)”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike

Si rezultat i këtij dëmtimi precizojnë ata më tej, ka ardhur deri në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientes, e cila ishte jostalibe, por edhe përkundër kësaj, të dyshuarit nuk kishin marrë asnjë masë për vërtetimin e shkaqeve për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore. Me terapinë që ia kanë dhënë, sipas prokurorisë, e kanë përkeqësuar gjendjen e saj në mënyrë shtesë dhe janë vonuar me reaksionin, sepse tek ajo është shkakuar humbje e madhe e gjakut dhe ajo ka rënë në gjendje shoku. Emine Ismaili /SHENJA/

Story i mëparshëm

Arben Taravari, kryetari i Aleancës dhe Koalicionit që zhyt Gostivarin në borxhe!

Story i radhës

Mbi një orë pritje në kufirin e Bllacës për në Kosovë

Të fundit nga