Tre kosovarë arrestohen për terrorizëm, në Zvicër

Tre shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut janë arrestuar të premten në Zvicër nën dyshimin për terrorizëm, ka njoftuar Prokuroria Federale, raportojnë mediat zvicerane.

Sipas njoftimit, të arrestuar janë tre burra dhe një grua nga Ballkani, e që lidhen me vepra kriminale në dy muajt e fundit.

Ata akuzohen për “përkrahje apo pjesëmarrje në organizata kriminale”, teksa përmenden edhe grupet terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik.

Të katër të arrestuarit janë midis moshave 26 dhe 34-vjeçare. Një nga të arrestuarit ka dy shtetësi, zvicerane dhe kosovare.

Ata janë arrestuar në Kantonin e Fribourgut.

Ngjarja paraprake

Sekretet e Gatimit Perfekt të Sarmës Me Lakër Të Bardhë

Ngjarja e ardhëshme

Arsyet pse ndërprerja e lidhjeve me anëtarët e familjes është e shëndetshme

të fundit nga