Tre kartona të kuq në Getafe, Barcelona nuk fiton

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim, në hapje të edicionit të ri në kampionatit spanjoll.

Kampioni në fuqi, Barcelona, ka luajtur baras (0:0) me Getafe-n.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, Barcelona dominuese dhe pati disa raste të mira por pa konkretizim.

Në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” në Getafe, ishin të pranishëm 13 410 shikues.

Robert Lewandowski me shokë nuk ia dolën të shënojnë golin e fitores për Barcelonën.

Ndeshja u karakterizua me duele të forta dhe me tre kartona të kuq.

Në minutën e 42-të, Raphinha i Barcelonës, u përjashtua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të pahijshme me bërryl ndaj lojtarit rival.

Në pjesën e dytë baraspeshohen forcat në terren, Jaime Mata i Getafes, u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 57-të.

Në minutën e 70-të, trajneri i Barcelonës Xavi, pas e shtyu gjyqtarin e katërt, u përjashtua me karton të kuq.

Në javën e ardhshme Barcelona e pret Cadiz-in dhe Getafe i shkon Girona-s.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukrainë: Foshnja trijavëshe në mesin e shtatë të vdekurve nga bombardimet ruse

Story i radhës

Hera e tretë që viziton jugun e vendit, ish-kryeministri britanik Tony Blair mbërrin me helikopter në Himarë!

Të fundit nga