Trazirat në rrugët e Dublinit, kundërshtohen masat e reja anti-Covid

Qindra njerëz dolën sot në rrugët e Dublinit për të protestuar ndaj masave të izolimit për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në vend.

Protesta e nisur në mënyrë paqësore, ka përfunduar në të dhunshme.

Policia u përplas me protestuesit që përpiqeshin të depërtonin në parkun kryesor, njoftoi televizioni RTE.

Disa njerëz janë arrestuar, ndërsa qeveria ka dënuar dhunën.

“Nuk ka asnjë justifikim për dhunë ndaj policisë ose askujt,” tha zëvendës kryeministri Leo Varadkar në Tëitter.

Qeveria irlandeze ka njoftuar se do të zgjasë masat e rrepta deri me 5 prill, edhe pse shkollat do të rihapen gradualisht nga dita e hënë.

Ngjarja paraprake

Supermbesa e Berishës i rikthehet lookut të vjetër, lë pas rebelizimin

Ngjarja e ardhëshme

Deputeti socialist humb nënën, i dedikon mesazh prekës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian