trazirat ne papua guinea e re 15 te vdekur 659fb276b5c15

Trazirat në Papua Guinea e Re, 15 të vdekur

January 11, 2024
1 minut lexim

15 persona kanë humbur jetën si pasojë e trazirave të dhunshme në Papua Guinea e Re, ndërsa kryeministri i vendit, James Marape u zotua t’i japë fund tiranisë.

Incidentet shpërthyen në kryeqytetin, Port Moresby, të mërkurën mbrëma pasi oficerët e ushtrisë, policisë dhe burgut demonstruan kundër qeverisë për shkurtimin e pagave, që autoritetet ia atribuuan një problemi “teknik”.

Turma të furishme u vunë zjarrin ndërtesave dhe plaçkitën dyqanet në një natë “kaosi” që u përhap në qytetin e Leigh, 300 km në veri të kryeqytetit.

“Ky është vendi juaj po aq sa i imi, por shkelja e ligjit nuk do të lejojë arritjen e asnjë qëllimi”, tha kryeministri gjatë një konference për shtyp.

Duke iu referuar trazirave, Marape siguroi se më e keqja kishte kaluar këtë mëngjes, duke pranuar megjithatë se “situata është ende e tensionuar” në disa rrethe të Port Moresby.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fifa denon ashper brazilin dhe argjentinen 659fb1fda2273
Story i mëparshëm

​FIFA dënon ashpër Brazilin dhe Argjentinën

qytetari nga prishtina kunder vendosjes se kamerave me inteligjence te larte artificiale pa baze ligjore dorezon ankese 659fb27ee1470
Story i radhës

Qytetari nga Prishtina kundër vendosjes së kamerave me inteligjencë të lartë artificiale pa bazë ligjore – dorëzon ankesë

Të fundit nga

ShkoLartë