Trazira dhe arratisje nga një burg në Haiti, të paktën 25 të vdekur

Të paktën 25 persona, përfshirë gjashtë të burgosur, kanë humbur jetën në një trazirë të të burgosurve që u përpoqën të iknin nga një burg në Haiti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të rajonit, të burgosurit, pasi filluan një kryengritje në burgun Croix-des-Bouquets pranë kryeqytetit Port-au-Prince dhe më pas u arratisën, u përplasën me policinë.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, 25 persona, gjashtë prej të cilëve ishin të burgosur, kanë humbur jetën, dhe më shumë se 200 njerëz janë arratisur nga burgu.

Autoritetet njoftuan se të burgosurit sulmuan qytetarët ndërsa arratiseshin nga burgu dhe si rezultat, disa qytetarë po ashtu kanë humbur jetën.

Siç mësohet, policia ka kapur 69 të burgosur deri më tani në operacionin kundër personave të arratisur nga burgu.

Midis të arratisurve thuhet të jetë edhe një nga liderët e bandave të armatosura në Haiti.

Ndërkohë, presidenti Jovenel Moise dënoi rastin në një postim në Twitter, duke i bërë thirrje njerëzve që të jenë të qetë.

“Unë kam dhënë të gjitha udhëzimet e nevojshme që Policia Kombëtare të marrë kontrollin e situatës”, tha Moise.

Burgu Croix-des-Bouquets përmendet si një vend simbol për opozitarët e akuzuar për organizimin e një grushti shteti kundër presidentit Moise më 7 shkurt.



. .

Ngjarja paraprake

Xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës nis me një ndeshje interesante

Ngjarja e ardhëshme

Kikës i del video në shtrat me konkurentin e “It’s my love”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian