Traore ‘zhgënjen’ Liverpoolin dhe Barcelonën

Sulmuesi spanjoll kështu mund t’ua humbasë shpresat Liverpoolit e Barcelonës, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e tij

Adama Traore duket të jetë i vendosur sa i përket së ardhmes së tij.

Sulmuesi spanjoll po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe nga Liverpooli e Barcelona.

Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se sulmuesi i fuqishëm e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën në Wolverhampton.

Mediumi britanik “The Sun” shkruan se Traore mund ta nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me Wolves.

24 vjeçari me këtë rast do t’i marrë 100 mijë funte në javë.

Së fundmi, Troare u ftua edhe në Kombëtaren e Spanjës.

Ngjarja paraprake

Manchester United me dy mungesa të mëdha për ndeshjet ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve

Ngjarja e ardhëshme

Turistja i kthen objektet e vjedhura në Pompei, beson se po e “mallkonin”

të fundit nga