​Transportuesit e udhëtarëve kërkojnë heqjen e akcizës dhe TVSh-së për naftën

Këshilli drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve me autobusë, ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, ku është diskutuar për vështirësitë dhe pasojat e theksuara që po i bartin operatorët e këtij sektori nga gjendja e rënduar në vendin tonë.

Sipas një komunikateë të skësaj shoqate, tash e një kohë ky sektor është ballafaquar me vështirësi të shumta duke filluar nga pandemia Covid-19, për të vazhduar pastaj me problemet tjera përcjellëse nga mospërkrahja dhe mungesa e subvencioneve e deri më tani te problemet e ngritjes drastike të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë.

‘Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë apo lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar.

Miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave”, thuhet në njofitm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja sa persona sivjet do të shkojnë në Haxh nga Maqedonia e Veriut

Story i radhës

Vazhdon shtrenjtimi, çmimi i naftës në Kosovë po ngjitet drejt 2 eurove

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish