Transportoi me makinë sirianë, procedohet penalisht 32-vjeçari

Tentoi të transportonte ilegalisht sirianë në Kukës, procedohet penalisht një 32-vjeçar.

Ai ka qenë duke transportuar me makinën e tij tip “Volkwagen”,  sirianët në momentin e ndalimit, për t’i dërgua rnë vendet e BE-së.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, ku në kuadër të kontrolleve, u procedua  shtetasi  A. K.,  32 vjeç, banues në Kukës. Nga hetimet dhe mbi bazën e informacioneve policore, dyshohet se ky shtetas me automjetin tip “Volkëagen”,  ka transportuar 4 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ngjarja paraprake

Përhapja e COVID-19 nëpër botë, Brazili regjistron rekord të ri

Ngjarja e ardhëshme

Makina të shkatërruara në çdo cep të rrugës, Çairi paralajmëron zgjidhje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian