Transformimi i The Weeknd është një thumb për Bella Hadid

Kënga më e fundit e The Weeknd, “Save your tears”, është një nga projektet më të diskutuar të momentit. Si fillim këngëtari i shokoi të gjithë me pamjen e tij në videoklip, duke u shfaqur me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.

Më pas fansat nisën të aludonin se kjo këngë ishte një dedikim për ish të dashurën, Selena Gomez, pasi edhe modelja që The Weeknd ka zgjedhur për videoklipin ka ngjashmëri shumë të madhe me këngëtaren. Mirëpo opinioni publik është i ndarë në opinione të ndryshme, ka nga ata që thonë se kënga i kushtohet Selena-s, ndërsa të tjerë mendojnë se është një thumb drejtuar Bella Hadid.

Fansat në Twitter kanë nisur të aludojnë se The Weeknd ka vendosur proteza për t’u dukur si Bella dhe për ta ironizuar për operacionet plastike. Modelja është përfolur shumë herë se ka kryer ndërhyrje estetike, por ajo e ka mohuar gjithmonë.

“A po përpiqet The Weeknd të duket si Bella Hadid, sepse unë mund ta shikoj”, ka shkruar dikush në Twiiter.

Ndërsa një tjetër shprehet: “Pa dyshim që The Weeknd po sulmon Bella Hadid me këtë temën e operacioneve plastike”.

Edhe nëna e Bella Hadid, Yolanda Hadid nuk e ka pranuar që vajza e saj ka kryer ndërhyrje.

“Askush nga fëmijët e mi nuk ka bërë fillers apo Botox apo të ketë vendosur diçka të huaj në trupin e tyre”, ka thënë Yolanda 2 vite më parë.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt, sepse mundet që kjo këngë të mos jetë dedikim as për Selena-n e as për Bella-n.

Ngjarja paraprake

Ish-zëdhënësja e OSBE-së: Pikëpamjet e Trumpit ndryshojnë vetëm pak nga ato të Millosheviqit

Ngjarja e ardhëshme

Rrjetet sociale i bllokojnë llogaritë Presidentit Trump

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian