Transformimi i pazakontë i aktorit për rolin e ri

Mark Wahlberg ka shtuar afro 10 kilogramë brenda tri javësh, për rolin e tij të një boksieri që bëhet prift, në filmin e ardhshëm “Father Stu”.

Dhe shefi personal i kuzhinës, Lawrence Duran, ka bërë të ditur se aktori 49-vjeçar po ha tetë herë në ditë me rreth 7 mijë kalori, në mënyrë që ta arrijë transformimin e jashtëzakonshëm brenda gjashtë javësh.

Lawrence, duke folur për “E! News”, e ka përmendur dietën e tanishme të Wahlbergut, që përmban shumë mish dhe që duhet të hajë çdo tri orë. Duran ka sqaruar se ndonëse Mark po shton shumë kilogramë, ai nuk është duke konsumuar ushqime jo të shëndetshme.

Mirëpo, ai po përgatit për të shujta relativisht të shëndetshme, gjithmonë duke u konsultuar me një mjek dhe me një nutricionist për t’u siguruar se aktori ka shëndet të mirë.

“Takohemi me një ekip doktorësh për analizat e gjakut dhe me një nutricionist që e bën listën e gjërave për të cilat trupi ka nevojë, për gjërat që trupit i mungojnë”, ka shpjeguar Duran.

Çdo dy javë, Duran dhe Wahlberg shkojnë së bashku te një specialist për të parë se çfarë gjendje ka aktori.

Në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe të shtojë peshë gradualisht, Lawrence ka theksuar se ylli fillimisht konsumonte rreth 2 mijë kalori në ditë, ku shihet në fotografi i tëri i hollë – duke ngrënë ndoshta katër herë në ditë dhe ka kaluar në tetë shujta në ditë që përmbajnë rreth 7 mijë kalori.

“Ai ha çdo tri orë. Përgatisim karbohidrate të mira, perime të gjelbra të mbyllura dhe më pas tërë ditën vazhdohet me proteina dhe, të paktën, 12 vezë në ditë”.

Roli i aktorit në filmin “Father Stu” do të jetë njëfarë rikthimi në formë për Wahlbergun, i cili ishte nominuar për çmimin “Filmi më i mirë” në vitin 2010, si producent i filmit “The Fighter”, nga regjisori David O. Russell.

Ngjarja paraprake

Udinese sqaron udhëtimin e De Paul në Milano

Ngjarja e ardhëshme

Prindi kërkon t’i largojë fëmijët nga shkolla e cila gabimisht shfaqi një imazh të profetit Muhamed

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian