Transferi i ri i Manchester United do t’i bashkohet skuadrës në janar

Sulmuesi i talentuar Amad Diallo, ka marrë pasaportën dhe lejen e qëndrimit në Britani të Madhe dhe do të bashkohet me Manchester United në janar.

Atalanta dëshironte të mbajë talentin e tyre deri në verë, dhe kështu dukej se do të ndodhte, pasi që Diallo nuk kishte dokumentacionin e duhur për tu bashkuar me ‘Red Devils’ kjo pasi që rregullat e reja të BREXIT kanë ndryshuar.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Diallo do të bashkohet me Manchester United në janar, kjo pasi që ai ka kompletuar dokumentacionin dhe i është dhënë leja e qëndrimit.

Diallo u  transferua në Manchester për një shumë prej 30 milionë euro, ai është 18 vjeçar dhe konsiderohet si njëri nga talentët më me perspektivë në Evropë.

Ngjarja paraprake

Pozitat më të shëndetshme për gjumë të mirë

Ngjarja e ardhëshme

“Ndihesha e ofenduar nga Ermali”/ Modelja seksi tregon çfarë ndodhte në prapaskenat e Xing

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian