Trajneri italian për shqiptarin e Kosovës: Duke hequr pak ato minutat e çmendura…

Spezia u përballë kundër Interit në ditën e djeshme duke arritur që të marrë një pikë nga transfertë me zikaltërit.

Pikë me shumë vlerë kjo për ekipin e  futbollistit nga Kosova, Ardian Ismajli (reprezentues i Shqipërisë), me mbrojtësin shqiptar që luajti për 90 minuta ashtu si edhe në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Contes.

Paraqitja e mbrojtësit të Kombëtares ishte shumë e mirë, nëse do të heqim dy gabimet e bëra.

Një gabim në kontrollin e topit do ta nxirrte Lautaro Martinez të vetëm përpara portierit, por në këtë moment ishte vetë Ismajli që rikuperoi gjithçka me sparkatën e saktë në këmbët e sulmuesit të Interit.

Ndërkohë për një tjetër gabim duhet të falenderoj portierin. Teksa kërkonte të kthente topin mbrapa, sfera e goditur nga Ismajli nuk kishte forcën e duhur dhe gjeti Lukakun përpara portierit të Spezias. Por si rrallëherë sulmuesi belg nuk ka arritur që të shfrytëzonte mundësinë e artë.

“Unë zgjodha të njëjtit mbrojtës të qendrës si luajtëm në ndeshjen e parë, me Terzin dhe Ismajlin.

Ata u paraqitën shumë mirë, duke hequr pak ato minutat e çmendura të Ismajlit që ia hodhi topin dy herë lojtarëve të Interit (qesh). Kemi bërë mirë”, tha Ituano.

Ngjarja paraprake

Bekteshi në inaugurimin e qendrës fotovoltaike në Bërvenicë: Deri në fund të këtij viti do të kemi mbi 10 të ndërtuara

Ngjarja e ardhëshme

KEDS po bën me rrjet nëntokësor Komunën e Vushtrrisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian