Trajneri i Suedisë shprehet i kënaqur me skuadrën e tij, ka disa fjalë për Ibrahimoviqin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje në takimin e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” humbën ndaj Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj fitore të Kombëtares skandinave është deklaruar edhe përzgjedhësi i saj, Janne Andersson.

Ai ka thënë se ndaj Kosovës ekipi i tij luajti më mirë sesa ndaj Gjeorgjisë, teksa pati disa fjalë edhe për sulmuesin, Zlatan Ibrahimoviq.

“Ndryshe nga ndeshja ndaj Gjeorgjisë, sonte ne luajtëm në mënyrë të kontrolluar dhe të qartë. Ndihem mirë kur e shoh kështu skuadrën”, ka thënë Andersson.

Ngjarja paraprake

Robert Berisha: S’kam pasur bateri për t’i thënë modeles italiane që ta fshij foton duke u puthur

Ngjarja e ardhëshme

Ka ndërruar jetë kameramani i njohur Jusuf Rizvanllovi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian