Trajneri i Shpresave U21, Bushi rezulton me Covid

Trajneri i Shpresave U21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Njoftimin e ka dhënë FSHF-ja, ndërsa pritet që të zëvendësohet nga Mustedanagiç për dy ndeshjet e radhës.

Njoftimi:

Në dy ndeshjet Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.

Ngjarja paraprake

E pabesueshme kush e shtang kampionin e botës

Ngjarja e ardhëshme

Trump tregon pamje që na kujtojnë zgjedhjet e dikurshme në Kosovë, vjedhje e votave me çanta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian