Trajneri i Moldavisë: Kosova ekip shumë i mirë, do të japim maksimumin që ta ndalim

Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, ka deklaruar se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë shumë e vështirë pasi Kosova ka një skuadër shumë kualitative, por që ata do ta japin maksimumin për një rezultat pozitiv.

Në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme të Ligës C kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”, strategu i kombëtares moldave ka vlerësuar lart kundërshtarin, por tha se do të mundohen që të nxjerrin një rezultat pozitiv.

Firat: Do të bëjmë gjithçka që është e mundur ta ndalim Vedat Muriqin

“Nesër është ndeshja e fundit në vit shumë të vështirë për ne. Kosova është ekip shumë i mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndalur Vedatin dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për një rezultat pozitiv”, tha Firat.

Më tutje trajneri i Moldavisë deklaroi se Kosova me potencialin që ka mund të garonte edhe në Ligën B.

Firat: Kosova ka potencial të garojë edhe në Ligën B

“Unë e kuptoj që edhe ne kemi vuajtur shumë nga COVID-19 dhe të njëjtën situatë e ka pasur edhe Kosova. Nga potenciali që e ka Kosova mund të themi që e ka një të ardhme shumë të ndritur dhe besoj se mund të arrijë më të mirën e mundshme. Kosova është dashur dhe mund të garonte në Grupin B për shkak të potencialit që ka për të ardhmen”, përfundoi Firat.

Kujtojmë Kosova ka pësuar humbje ndeshjen e kaluar të grupit nga Sllovenia si mysafirë në minutat e fundit, duke bërë kështu që sfida e nesërme ndaj Moldavisë të jetë vendimtare për të qëndruar edhe më tutje në grup.

Ngjarja paraprake

Erdogan "mbyll" Turqinë

Ngjarja e ardhëshme

ALI AHMETI: Jugosllavia, eksperimentet e para i bënte me shqiptarët e Maqedonisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian