Trajneri i Manchester Utd: Më vjen keq për tifozët

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka folur pas humbjes së thellë nga Brentford të shtunën pasdite në kuadër të javës së parë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq pësuan humbjen e dytë nga dy ndeshjet e para të sezonit 2022/23 në Ligën Premier, ku kësaj radhe u mposhten thellë 4-0 nga Brenfordi.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek të gjithë e në veçanti te trajneri Ten Hag, i cili ka shprehur keqardhje për tifozët.

Holandezi gjithashtu ka shtuar se ai dhe ekipi duhet të marrin përgjegjësi, ndërsa ekipi ka nevojë për përforcime.

“Më vjen keq për tifozët”, ka thënë Ten Hag për Sky.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ata që udhëtojnë, më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

Story i radhës

Jo me shami në shkollat fillore dhe të mesme

Të fundit nga