Trajneri i Manchester United ankohet: Nuk u luajt as 2 minuta ndeshje…

Manchester United është eliminuar nga Champions League pas humbjes ndaj Atletico Madrid me shifrat 0-1.

Simeone ka përdorur “artin e zi” pas shënimit të golit të parë. Lojtarët e ekipit spanjoll nisnin që të binin në tokë me kontaktin e parë duke fituar kohë dhe nervozuar kundërshtarët.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Ragnick, kishte kritika për arbitrin.

“Nuk e di nëse ndeshja u luajt për më shumë se dy minuta pa u ndërprerë nga dikush i shtrirë në tokë.

Disa vendime të pakuptimta të arbitrit, nuk do të thosha domosdoshmërisht vendimtare.

Ai e bëri shumë të lehtë për Atletico-n që minutat të kalonin”, tha Ragnick.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski për karburantet: Sërish ka rritje të bursës, të shohim si do të ndikojë te ne

Story i radhës

“Rusia nuk do të tërhiqet”/Shefi i spiunazhit rus paralajmëron kur vendoset për “fatin e vendit”

Të fundit nga