Trajneri i Kilit kundër Conte-s: Sanchez nuk është në formë për faj të Inter-it

Pas humbjes së pësuar kundër Uruguait të Luis Suarez-it, trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij dhe veçanërisht atë të Alexis Sanchez, autor i një goli:

“Dua t’i bëj komplimentet lojtarëve për paraqitjen dhe guximin që kanë treguar sot. Skuadra ka treguar se është në formë. Dua të falënderoj veçanërisht Alexi Sanchez, që sa herë që luan me kombëtaren tregon se është një lider”.

Pasi i ka thurur elozhe futbollistit rë Inter-it, Rueda i ka “tërhequr veshin” klubit zikaltër dhe Antonio Conte-s për përdorimin e pakët të lojtarit kilian:

“Nëse do të luante më shumë me skuadrën e tij, do të ishte në formë më të mirë fizike. Fatkeqësisht, në muajt e fundit nuk ka luajtur shumë dhe kjo nuk e lejon të jetë në maksimumin e formës”.

Ngjarja paraprake

Lukaku: Conte është si unë, urrejmë të dy të njëjtën gjë

Ngjarja e ardhëshme

Anulohet debati i dytë presidencial Trump – Biden

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian