Trajneri i Kamerunit thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e përjashtoi Onanan

Andre Onana nuk luajti si titullar me Kamerunin e tij në barazim spektakolar 3-3 ndaj serbisë.

Portieri i Interit u la jashtë ndeshjes së Grupit G për arsye të paspecifikuara disiplinore dhe u zëvendësua nga Devis Epassy, ​​i cili luan për Abha në Arabinë Saudite.

Trajneri i “Luanëve të Paepur”, Rigobert Song u ndal te çështja e “gardianit” zikaltër në prononcimin pas barazimit ndaj Serbisë, ku ndër të tjera deklaroi:

“Onana kërkoi të largohej dhe ne pranuam. Po luajmë në një Botëror dhe duhet të sigurohem që skuadra është të jetë mbi individët, pasi grupi është më i rëndësishëm”.

“Është detyra ime të sigurohem në lidhje me rregullat dhe ndjekjen e tyre. Onana është një nga portierët më të mirë në Evropë, ai është shumë i fortë, por grupi duhet të vendoset mbi gjithçka”, deklaroi Rigobert Song.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dr. Arianit Reka, i është bashkuar flotës së Aleancës për Shqiptarët

Story i radhës

Dua Lipa: Të ndryshojmë stigmën në botë ndaj shqiptarëve

Të fundit nga