Trajneri i Greqisë komenton barazimin me Kosovën: Nuk ishte rezultat i mirë për ne, por patëm përball një skuadër të mirë

Trajneri i Greqisë, John van ‘t Schip, ka komentuar barazimin 0:0 me Kosovën, ndeshje kjo e luajtur mbrëmë në Athinë.

Dardanët morën një barazim të vlefshëm në udhëtim te Greqia me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Por, ky barazim nuk i ka pëlqyer aspak vendasve, pasi trajneri i tyre ka thënë se nuk ishte rezultat i mirë, ndërsa Kosovën e cilësoi si kundërshtar të fortë.

“Nuk ishte rezultat i mirë për ne. Nuk pajtohem assesi se Kosova është kundërshtar i dobët. Ata janë skuadër e mirë. Janë ekip sulmues e mbajnë posedimin e topin dhe krijojnë shanse. Ka diferencë me Moldavinë”, ka thënë fillimisht van ‘t Schip.

“Synimi ynë nuk ndryshon, por fati më nuk është në duart tona”.

“Luajtëm shumë më mirë në pjesën e parë. Problemi ishte vetëm goli që mbajti Kosovën gjallë”, përfundoi trajneri holandez.

Image
Ngjarja paraprake

Zyrtarja e lartë e DASH vizitë 3-ditore në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve të rinj nga Kovid-19, grupmosha më e zakonshme është 30-39 vjeç

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian