Trajneri i Gjeorgjisë: Spanja e tregoi sa e fortë është Shqipëria

Uilli Sanjol, trajneri i Gjeorgjisë, ka qenë i lumtur për rezultatin që arriti përfaqësuesja e tij në Tiranë përballë Shqipërisë. Barazimi 0-0 çoi në 5 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi të Gjeorgjisë dhe për Sanjol, ishte një sinjal i mirë ndaj një kundërshtari shumë cilësor.

“Ndeshja kundër Spanjës tregoi se kombëtarja shqiptare është një ekip shumë i mirë.

Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Ata kanë ruajtur një disiplinë të fortë taktike, gjë që na dha një shtysë pozitive. Që nga tetori, jam i kënaqur dhe i lumtur me ekipin, edhe pse kjo ishte ndeshja e fundit para fillimit të Ligës së Kombeve. Shpresoj që lojtarët e mi të jenë të shëndetshëm dhe në formë të mirë para fillimit të këtij turneu.

Kur arrin rezultate të mira pa lojtarë të caktuar, do të thotë se në skuadër ka një atmosferë të mirë dhe lojtarët kanë besim se mund të kenë sukses edhe në mungesë të disa titullarëve. Ishte e rëndësishme për ne, stafin dhe mua si trajner, që të shihnim se si do të reagonte skuadra në një situatë të tillë.

Do të luajmë katër ndeshje në 10 ditë në Ligën e Kombeve, që është një risi. Kështu që unë kam nevojë për lojtarë që janë të shëndetshëm dhe në formë të mirë”, ishin fjalët e Sanjol pas duelit të barazuar në Shqipëri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush është Nuredin Dumani, i akuzuar për 7 vrasje, miqësia dhe armiqësia e tij me Talo Çelën

Story i radhës

Ministria britanike: Është pothuajse e sigurt se ofensiva ruse ka dështuar

Të fundit nga