Trajneri i Besës, Klein: Humbëm, por shoh progres tek skuadra

Besa ka pësuar humbje kundër Gjilanit në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra pejane u mposht nga ‘kuqebardhët’ me rezultat minimal 1-0

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri francez i pejanëve, Jerome Klein.

“Ne humbëm, por luajtëm një ndeshje të mirë, përgëzime për Gjilanin  sepse luajti një ndeshje të mirë. Gjilani shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë dhe kjo na dha një goditje”.

“Ne u munduam në pjesën e dytë të ndryshonim dhe të bënim më shumë, por nuk arritëm. Patëm mundësi për të shënuar, por portieri na mohoi një pikë”.

“Gjilani ka një skuadër me eksperiencë dhe nuk është e lehtë të luash ndaj tyre. Ne humbëm, por rezultatin 1-0 unë e shoh një progres. Ndeshja ndaj Ballkanit do të luajmë me të njëjtën energji”,  ka thënë Klein për ‘Art Sport’

Gjilani me këtë fitore pozicionohet në vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura, kurse Besa e Pejës zë vendin e fundit me vetëm 5 pikë të mbledhura. /

Image
Ngjarja paraprake

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten, thotë Ursula von der Leyen

Ngjarja e ardhëshme

Kandidatët e BKH po mbikëqyren nga tre prokurorë të SPAK

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian