Trajneri i Bayernit zemërohet me lojtarët pas barazimit me Salzburgun

Nagelsmann shpëton në fund nga humbja ne fushën e Salzburg, por barazimi i arritur nuk e përmirëson pozicionin e tij ndaj një kritike ende shumë të ashpër pas pokerit të pësuar nga Bochum që kishte hapur zjarrin e kritikave.

Një barazim 1:1 që nuk mund ta lërë të kënaqur edhe sepse rregulli i ri, i cili shfuqizon golin që llogaritet dy herë jashtë fushe, nuk do ta lejojë Bayernin të spekulojë me rezultatin dhe të luajë në dy nga tre rezultate.

I detyruar të fitojë, pra, në Bavari, pasi rrezikoi të humbiste në Austri.

Pas ndeshjes Salzburg-Bayern Munich, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, foli për mediat dhe pati kritika të forta për skuadren e tij: “Ishte një lehtësim të barazonim, por ishte e merituar edhe për pjesën e dytë që bëmë.

“U përpoqën të luanin në kundërsulm dhe shumë herë na vunë në vështirësi, duke krijuar mundësi falë gabimeve tona. Ata ishin të rrezikshëm, ne duhet të mësojmë të mbrohemi më mirë.”

Ai shtoi: “Megjithatë, gjatë ndeshjes e merituam barazimin. Kohët e fundit jam inatosur pak, ka disa situata që i falim. Kur shënon herët, e komplikon lojën, por me personalitet ne ecëm përpara për të barazuar”

Bayern vinte nga humbja e papritur në kampionat me rezultatin 4:2 në fushën e Bochum.

Ka pasur mjaft tension gjatë kësaj kohe dhe gjithashtu kritika për mbrojtjen, ku legjenda Mattheus ka vendosur në shënjestër si Lucas Hernandez ashtu edhe Upamecano, pa harruar dhe Pavardin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ASHMAA e dënon sulmin ndaj ekipit të gazetarëve në Gostivar

Story i radhës

Njerëzit që ndajnë krevatin me qenin e tyre janë më të shëndetshëm; Ja përfitimet e paçmueshme nga katërputrakët

Të fundit nga