trajneri behari synimi yne ngjitja ne elite round 654f721fb1633

Trajneri Behari: Synimi ynë, ngjitja në ‘Elite Round’

November 11, 2023
min lexim

Shqipëria U-17 është gati për sfidat kualifikuese ndaj Portugalisë, Çekisë dhe Malit të Zi, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë kanë udhëtuar mëngjesin e së shtunës drejt Portugalisë dhe do të grumbullohen në Lisbonë, aty ku do të zhvillojnë përgatitjet dhe seancat stërvitore.

Trajneri i nën 17 vjeçarëve, Ardi Behari komentoi në një pronocim për fshf.org, listën e futbollistëve të grumbulluar. Ai theksoi se grupi i lojtarëve është në gjendje optimale, ndërsa përsa i përket kundërshtarëve, trajneri shqiptar nënvizoi se Portugalia është ekipi më i forte. E megjithatë, grupi është i ekuilibruar sipas tij.

“Grupi është i plotë, me lojtarët që kemi punuar gjatë gjithë kohës. Gjendja e tyre është optimale.

Edhe nga informacionet që kemi marrë për ndeshjet e fundjavës, janë aktivizuar të gjithë. Shpresojmë shumë që deri nesër të mos ndodhë asgjë. Nga emri, patjetër që Portugalia, por jo vetëm nga emri, por edhe nga kualiteti është kundërshtari më i fortë.

Ka patur rezultate të jashtëzakonshme. Fitoret me Anglinë, Spanjën, Marokun, me të gjitha ekipet që ka luajtur i ka dominuar.

Por edhe Çekia nuk mbetet mbrapa, është një ekip cilësor. Gjithashtu edhe Mali i Zi. Në përgjithësi është një grup i ekuilibruar, me Portugalinë që bën diferencën, ndërsa skuadrat e tjera janë për t’u mundur” – tha trajneri Behari.

Qëllimi në këto kualifikuese është i qartë për teknikun e nën 17 vjeçarëve. Sipas tij Shqipëria U-17 do të kërkojë të sigurojë sërish një vend në Elite Round.

“Ky është qëllimi ynë kryesor, për t’u kualifikuar dhe për të rritur një grup lojtarësh, që do të shkojnë më lart me një mentalitet fituesi, për t’iu bashkangjitur të gjithë erës pozitive që po fryn në futbollin shqiptar” -përfundoi trajneri Ardi Behari për fshf.org.

Ndeshja e parë kualifikuese për Shqipërinë U-17 është programuar me datë 15 nëntor ndaj Portugalisë në orën 18:00, ndërsa tre ditë më vonë më 18 nëntor, në orën 13:30 do të luhet ndeshja e dytë kundër Çekisë. Sfida e fundit do të zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 17:00 ndaj Malit të Zi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

snopce kasami dhe gashi nuk bashkoheshin kunder bdi se ne 2020 por sot u bashkuan kunder ash se 654f70b78d5d4
Story i mëparshëm

Snopçe: Kasami dhe Gashi nuk bashkoheshin kundër BDI-së në 2020, por sot u bashkuan kundër ASH-së

projektbuxheti i vitit 2024 nenkryetarja e pl se do ti zhyse shqiptaret ne krize me te thelle mazhoranca mbyll dyert e debatit ka fike nga transparenca 654f72274a543
Story i radhës

Projektbuxheti i vitit 2024, nënkryetarja e PL-së: Do t’i zhysë shqiptarët në krizë më të thellë! Mazhoranca mbyll dyert e debatit, ka fikë nga transparenca

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë