Tragjike në Greqi/ COVID-19 i merr jetën foshnjës, prindërit vendosin të dhurojnë organet

Një vajzë e vogël vetëm 5 muajshe nga Patra ka ndërruar jetë në spitalin e Rios. Vogëlushja u shtrua në ICU të Fëmijëve në Rio me Covid-19 dhe pati hemorragji cerebrale në tru.

Prindërit e vogëlushes morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera.

Leja është dhënë nga prindërit dhe prej mëngjesit të sotëm po vijon procedura e heqjes së organeve.

Sipas mediave greke, disa nga organet do të dërgohen jashtë vendit për të gjetur persona që kanë nevojë për to.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sindikata e Policisë letër Avokatit të Popullit: Dërgojeni Ligjin për Paga në Kushtetuese

Story i radhës

Sinjalet e rëndësishme që t’i dërgon trupi, nuk duhet t’i injoroni

Të fundit nga