Tragjike! I digjet shtëpia, humb jetën 89-vjeçari që jetonte vetëm në fshatin Podë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Podë, Kolonjë.

Policia njofton se një zjarr ka rënë në banesën e shtetasit Vangjel Rusta 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ai ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Image
Image
Ngjarja paraprake

CEO i Modernas: Vaksina jonë do të kushtojë midis 21 dhe 31 eurove

Ngjarja e ardhëshme

Arsenali vetëm barazim, Pepe me karton të kuq, shkak shqiptari

të fundit nga