Tragjedia shqiptare në Bullgari, Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje

Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë, kurse shtatë prej tyre kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital. Për këtë tragjedi Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Kosova kanë shpallur tre ditë zie.

Prej orës 10:00 Kuvendi po diskuton Buxhetin e 2022 dhe Paketën Fiskale. Në datë 15 Nëntor, buxheti u miratua në parim. PS deklaroi se ky buxhet do të sjellë rritje pagash dhe investime në disa fusha.

Seanca pritet që të jetë maratonë, ndërsa në foltoren e Kuvendit pritet që të artikulohen si gjithmonë edhe çështje të tjera mes shumicës dhe opozitës. Sakaq deputetët do të ketë mundësi që deputetët të diskutojnë nen për nen detajet e dy projektligjeve të paraqitura nga qeveria. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Incident me zjarr në një minierë të Siberisë

Ngjarja e ardhëshme

Oligarkëve politikë të gjitha ngjyrave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian