Tragjedia në Konispol, zbulohet dëshmia e 40 vjeçarit që shtyu të atin nga shkallët: Ishte…

1 minut lexim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shalës të Konispolit. ku 69 vjeçari Hysen Islamaj u konfliktua verbalisht dhe qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Pas ngjarjes së rëndë, djali Klementin Islamaj ka shkuar në banesë dhe në pjesën e shkallëve është konfliktuar me babanë e tij 69 vjeçar, ku dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas dëshmisë së 40 vjeçarit, ai nuk ka dashur ta vrasë të atin.

“Nga deklaratat e 40 vjeçarit ka qenë një ngjarje aksidentale dhe se s’ka qenë qëllimi që të vriste babain”, raportohet në lidhje me dëshminë e 40 vjeçarit në polici.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se Hysen Islamaj njihej si një njeri problematik dhe se kishte pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit.

Story i mëparshëm

“Po ju sfidojmë” – Arbër Ademi i thotë VLEN-it: Në seancën e ardhshme të qeverisë, hiqni të gjitha licencat për lojëra të fatit në 32 vitet e fundit

Story i radhës

Horror në Britani, gjendet skeleti i një foshnjeje nën dyshemenë e një banese

Të fundit nga