tragjedia ne kocan gjate muajit maj do te filloje marrja e deshmive nga te demtuarit 680bd61e46f8b

Tragjedia në Koçan, gjatë muajit maj do të fillojë marrja e dëshmive nga të dëmtuarit

April 25, 2025
1 minut lexim

Prokuroria njofton se gjatë muajit maj do të fillojë procesi i marrjes së dëshmive nga të dëmtuarit në tragjedinë e Koçanit, në të cilën si pasojë e zjarrit në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 62 persona.

Prokuroria po i mbledh të dhënat e kontakteve dhe adresave, ndërsa varësisht prej gjendjes shëndetësore tyre, por edhe kushteve dhe rrethanave të tjera do të ftohen për të dhënë dëshmi. Organi i akuzës njofton se po ndërmerr veprime intensive me qëllim të sigurimit të provave për procedurën penale, por edhe realizimin e të drejtave të të dëmtuarve.

Nga dy hetimet e Prokurorisë së Koçanit dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, deri më tani janë të përfshirë 68 persona fizik dhe 3 juridik. Mes tyre ka ish zyrtarë të lartë, por edhe aktual nga disa institucione. Ndërsa përgjegjësi kërkohet edhe nga eprorë policorë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti nuk pranova oferten e bdi se per te braktisur vlen in ate qe se arriten me mua e arriten me taravarin 680bd61ba25a4
Story i mëparshëm

Mexhiti: Nuk pranova ofertën e BDI-së për të braktisur VLEN-in, atë që s’e arritën me mua, e arritën me Taravarin

Story i radhës

Ndërron jetë 31 vjeçari nga të shtënat në Duqanxhik

Të fundit nga

Ermal Fejzullahu po vjen me këngë të re

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu po vjen me një projekt të ri muzikor. Ai po vjen në bashkëpunim me Lisin. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin

A po i vjen fundi sistemit start-stop në vetura?

Lee Zeldin, drejtor i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), ka shkaktuar polemika duke njoftuar se do të punojë për të eliminuar stimujt federalë për përdorimin e gjerë të sistemeve start-stop.
ShkoLartë