Tragjedia me rusët në Qerret: Sauna dhe dehja me alkool, kombinim i rrezikshëm

Vdekja e 4 turistëve rusë Natalia Burenkova,  Sergei Burenkov, Nikita Belousov dhe Ekaterina Burenkova, gjatë saunës në një hotel në Kavajë ka ngritur një enigmë të madhe. A është vërtet shkaku i vdekjes Sauna? A ka lidhje vdekja e tyre me udhëtimin e fundit që bënë në Maqedoninë e Veriut?  Nëse është Sauna a kemi fakte dhe prova se vdekja mund të të vijë dhe në një shërbim për të cilin t’i paguan për t’u relaksuar? Të gjitha këto pyetje do marrin përgjigje në përfundim të hetimeve.

Ndonëse sauna është përgjithësisht e sigurt për njerëz të shëndetshëm, sidoqoftë, në rrethana të rralla, mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Shumica e vdekjeve për shkak të nxehtësisë në sauna ndodhin në qershor, shkruan Helsinki times.

Mesatarisht 30-40 finlandezë vdesin çdo vit nga nxehtësia e saunës. Shifra ka ndryshuar pak vitet e fundit dhe gjatë 40 viteve të fundit numri i vdekjeve nga nxehtësia e saunës është shumëfishuar. Një arsye për këtë mund të jetë rritja e konsumit të alkoolit i cili është një tjetër faktor rreziku.

“Në vitet 2000 vdekjet më të mëdha në sauna ndodhën në qershor, i cili është gjithashtu muaji kur njerëzit shkojnë më shumë në sauna. Mbi 70 përqind e viktimave kanë qenë të dehur“, thotë Helena Korpi e cila është marrë me këto gjetje.

Në këto raste të vdekjes janë konstatuar se viktimat kanë qenë edhe të dehur, shkruan ABCnews.al. Drejtuesja e një kompanie finlandeze të saunës Lasse Viinikka thotë se sauna dhe dehja me alkool janë një kombinim i rrezikshëm. Një përqindje shumë e madhe e personave që kanë vdekur në sauna kanë qenë të dehur.

Edhe një studim zbuloi se gjysma e vdekjeve vjetore në sauna i atribuoheshin alkoolit. Një studim tjetër i botuar në vitin 2008 zbuloi se nga 77 raste të dokumentuara të vdekjeve të lidhura me saunën në Suedi midis 1992 dhe 2003, 44% ishin si pasojë e alkoolit.  Kur alkooli nuk është i kontrolluar, lagështia e tepërt mund të shkaktojë vdekjen nga sauna. Sa më shumë grimca uji të ketë në një sauna, aq më shumë ata do të thithin energji, do të vijnë në kontakt me ju dhe do të transferojnë nxehtësinë në trupin tuaj. Kjo mund të shkaktojë djegie të lëkurës dhe indeve të tjera trupore.

Në të vërtetë, të vdesësh në një sauna mund të jetë e tmerrshme. Lëkura e viktimave shpesh edhe mund të digjet nga brenda. Sidoqoftë, vlen të përmendet se vdekja nga sauna është jashtëzakonisht e rrallë.

Disa fakte për saunën:

Janë shkruar disa teza doktorature në Finlandë në lidhje me efektet shëndetësore të shkuarjes në sauna.

Shkuarja në saunë rrit prodhimin e endorfinës së hormonit të ndjenjës së mirë. Disa studime e kanë mbështetur këtë hipotezë, të tjera jo. Të dhënat nuk kanë qenë shumë të besueshme sepse endorfinat prodhohen dhe ndikojnë në tru, ku nuk mund të maten.

Shpjegimi psikologjik është se ambienti i ngrohtë i saunës ndikon në një lloj kthimi në fëmijëri dhe madje edhe në barkun e nënës, gjë që nxit një ndjenjë të mirëqenies.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Po e than qëllimisht Putini tregun e gazit në Evropë?

Ngjarja e ardhëshme

Benzema: Real-Barça është historike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian