Tragjedia ajrore e Sriwijaya Air, familjarët hedhin lule në mes të detit Java

Të afërmit e viktimave të aksidentit ajror me avionin Sriwijaya Air kanë hedhur petale të kuqe dhe të bardha në oqean.

Një anije e marinës indoneziane i çoi në vendin ku avioni u zhduk në detin Java më 9 janar.

Avioni SJ182 u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga Xhakarta me 62 persona në bord. Asnjëri prej tyre nuk shpëtoi i gjallë.

Autoritetet ndaluan kërkimet për viktimat të enjten, ndërkohë që hetimet për zërin e kabinës së avionit vijojnë ende.

Gjatë operacionit të kërkimit dhe shpëtimit në një nga katastrofat më të mëdha të aviacionit në Indonezi, zhytësit morën rrënojat nga aeroplani dhe mbetjet e viktimave, të cilat janë dërguar në një spital të policisë për identifikimin e ADN-së.

Ngjarja paraprake

Napoli me lajm të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Porti i Vlorës me koncesion, PD: Zhvendosja e Portit Detar të Vlorës, aferë korruptive e PS

të fundit nga