Tragjedi, tifozët vdesin në kangjellat e stadiumit

Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë lajme që nuk kanë të bëjnë me atë që ndodh në fushë.

Ndeshja mes Kamerunit dhe Komoreve e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Afrikës fituar 2-1 nga vendi organizator është shndërruar në një tragjedi.

Në hyrje të stadiumit në të madh të Kamerunit, “Olembe”, tifozët janë shkelur me njëri-tjetrin duke shkaktuar të paktën 7 viktima, por të tjerë mund t’i shtohen bilancit tragjik.

Konfederata Afrikane ka konfirmuar incidentin, ndërkohë që i lartë është edhe numri i të plagosurve, mbi 40.

“Disa të plagosur janë në gjendje të rëndë”, tha një infermiere për agjencinë “AP”. Sipas disa dëshmitarëve, tragjedia ndodhi pas grumbullimit të madh të tifozëve në kangjellat e stadiumit. Stadiumi “Olembe” ka një kapacitet prej 60 mijë personash, por kufiri është ulur në 80%, për shkak të masave anti-COVID.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Аеродром ќе добие три нови градинки, бидејќи 800 деца чекаат за престој, најави Муцунски

Story i radhës

7 gjëra të thjeshta që duhet t’i bëni çdo mbrëmje

Të fundit nga