Në një ngjarje të tmerrshmne nga Spanja, një djalë 15 vjeçar ka qëlluar për vdekje prindërit e tij pas një dënimi që ata i dhanë kur kishte mbetur prapa në mësimet e shkollës, tha policia dhe mediat vendase.
Adoleshenti vrau gjithashtu vëllanë e vogël dhe kishte qëndruar dy ditë duke jetuar me trupat e viktimave në shtëpinë e familjes në Costa Blanca para se të pranonte krimin.
I riu i destabilizuar besohet se ka përdorur një pushkë gjuetie për të qëlluar fillimisht nënën e tij dhe më pas të vëllanë 10-vjeçar të martën.
Më pas ai kishte qëlluar për vdekje babanë e tij pasi e priti kur kthehej nga puna, në shtëpinë në qytezën pranë Elche në jug të Alicante.
Policia tha se tragjedia makabre mund të jetë provokuar kur prindërit dënuan djalin e varur nga lojrat ne internet, për rezultatet e dobëta në shkollë dhe mungesën e angazhimit në shtëpi.
Ata i kishin ndaluar internetin në celular dhe kishin hequr kompjuterin e lojrave të adoleshentit, pasi u njoftuan kishte mbetur prapa në mësime.
Raportimet sugjerojnë se i riu i kthyer në vrasës, kishte dshtuar në pesë provime të vitit shkollor.
Ai kishte pranuar vrasjet kur një fqinj e pyeti se ku janë prindërit e tij dhe vëllai i vogël.
Djali i ishte përgjigjur atij: “I vrava disa ditë më parë.”
Të tjera raportime vendase sugjerojnë se halla e djalit vrasës kishte gjetur trupat e të vrarëve të fshehur në një plevicë, pasi kishte ardhur në shtëpi për të kërkuar të dashurit.
Policia spanjolle që vazhdon hetimet, tha se i riu ka pranuar krimet por nuk ka dhënë ende deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë.
Që prej arrestimit të premten në mbrëmje, mediat lokale thonë se sjellja e tij duket “e ftohtë dhe e qetë”.
Një nga mediat përshkruante pamjet brenda shtëpisë si “nga një roman horror dantesk.”
Autopsitë e viktimave po zhvillohen sot ndërsa shtëpia e familjes është rrethuar me kordonë nga policia që vijon hetimet.