3
Shkup, 2 dhjetor – Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimeve të ekipeve shtetërore të ndëmrmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Nga atje informojnë se në qafën malore Gjavatë ka mjegull me dukshmëri prej 200 metra.
Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme pa ndalesa dhe kufizime. Në akse të caktuara që kalojnë nëpër gryka është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon që me vëmendje të drejtohen automjetet, të respektohen sinjalizimi i vendosur dhe të përshtatet shpejtësi ndaj kushteve të rrugës.
BURIMI: zhurnal.mk