“Trafiku në Kanalin e Suezit është kthyer në normalitet”

Kreu i autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabi, tha se pas krizës me anijen e bllokuar për disa ditë në kanal, trafiku sërish është kthyer në normalitet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e tij erdhi pasi qarkulluan raportimet se erërat e forta e kishin shtyrë anijen e bllokuar përsëri në pozicionin e saj të mëparshëm në kanal.

Më herët gjatë ditës, autoritetet e transportit egjiptian njoftuan se anija gjigante me kontejnerë “Ever Given”, që kishte bllokuar kanalin për gjashtë ditë, ishte zhvendosur me sukses.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Mamish tha se anija u zhbllokua dhe filloi të lundrojë.

Në lajmet në mediat lokale, thuhet se anija u kthye në kursin e saj normal, ndezi motorët dhe filloi të lëvizte.

Ndërkohë, Osama Rabie për mediat lokale tha se kanali me gjasë do të hapet përsëri për lundrim këtë pasdite pasi anija me kontejnerë të merret në rajonin e liqeneve për ekzaminim.

Presidenti i Egjiptit lëshoi një deklaratë duke përshëndetur përpjekjet për të zhvendosur anijen e ngarkuar.

“Sot, egjiptianët kanë arritur t’i japin fund krizës së anijes së bllokuar në Kanalin e Suezit, megjithë kompleksitetin masiv teknik të operacionit”, shkroi Abdel Fattah al-Sisi në Twitter.

“Kthimi i gjërave në rrjedhën e tyre natyrore nga duart egjiptiane, e gjithë bota mund të jetë e sigurt se nevojat e tyre do të plotësohen dhe mallrat do të rrjedhin përmes kësaj arterie qendrore të lundrimit”, shtoi ai.

Kriza filloi të martën e kaluar kur anija gjigante u përplas, duke bllokuar tregtinë ndërkombëtare në një nga rrugët kryesore ujore të botës, duke bllokuar 320 anije, përfshirë cisternat e naftës, në hyrjen e kanalit dhe duke shkaktuar një krizë në zinxhirin e furnizimit botëror, veçanërisht në Evropë.

Më herët gjatë ditës, autoritetet egjiptiane njoftuan fillimin e manovrave të tërheqjes së anijes përmes kanalit, duke përfshirë 10 rimorkiatorë gjigantë që veprojnë nga katër anët e ndryshme.

Anija Ever Given, me gjatësi 400 metra, në pronësi të firmës japoneze Shoei Kisen KK, po lundronte nga Kina në Hollandë me gati 220.000 ton mallra kur mbeti e ngatërruar në kanal.



. .

Ngjarja paraprake

​Mbyllet sezoni për Marash Kumbullan

Ngjarja e ardhëshme

RMV vend i çudirave! Ish kryetari i komunës blen dyqan 500 mijë euro, pa paguar asnjë denarë! Ja kush është

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian