Tradhëtia e Re, dhe Atributet Kombëtare…

Sigurisht së secili prej nesh gjatë kësaj jete të shkurtër (shumë herë)ka përjetuar dhe shikuar tradhëti dhe tradhëtar. Tradhëtia është ajo që e dëshirojmë të te tjerët , kurse në mesin tonë më së shumti e urrejmë.Mbajmë mend në kohën e komunizmit jugosllav, së edhe nga radhët tona janë gjetur tradhëtar të kombit. Me së shumti janë “rekrutuar” në kohën e Rankoviqit famkeq.Kemi pasur tradhatër nga “zori” , dhe kategorinë e tradhatarëve për pikë të qejfit. Kjo e fundit sigurisht së ka qenë shumë  më e rrezikshme , se më vështirë janë identifikuar .Shumë kush prej nesh kan ndëgjuar rrëfime të ndryshme  nga më të moqmit, për tradhëti dhe tradhatarë .Edhe pse unë mendoj së nuk kan qenë  aq shumë në numer, sherr shumë na kanë bërë në etapa historike .Këto tradhëti kan rezultuar më shumë të burgosur, më shumë të rrahur dhe të maltretuar në mënyrën më barbare në kazmatet serbosllave . Madje, shumë kush është mbytur dajak duke i larë murët  e qelive më gjakë të atdhetarëve  shqiptarë.Sipas rrëfimeve të pleqëve tanë , spiunët e Serbisë , në çdo sabah i kan vizituar zyrat famëkeqe të UDB-së, për të ba iftirë për dikënd në katund apo në qytet, që ka qenë kunder pushtuesit serbë . Farën e urrejtës ndërmjet shqiptarëve e mbollën më zell për afër 90 vite pushtuesit e eger serbosllav.Ky shtet shqiptarët i “ndau” në të ndërshem dhe në shqiptarë të pandershëm. Në kategorinë e parë serbët i kan futur  “shqiptarët lojal” karshi shtetit të Serbisë.Kjo ishte formulë që ka mbetur e shkruar nga koha komuniste .

Pushtuesi serb na kujtohet së  popullatën shqiptare e kategorizojë  edhe  si “Punëtor”, “Katundarë” dhe “Intelegjenca e Ndërshme”.Të gjitha këto bëheshin për të futur përqarjën midis shqiptarëve . Por , serbët kishin harruar së edhe përkunder veshtirësive drejtësia në fund triumfon, nese jo në tokë , sigurisht në qiell!Edhe pse pas lufte më të drejtë kemi menduar dhe shpresuar së fjalët “tradhëti” dhe “tradhëtarë’ do të heqën nga fjalori, kjo për fat të keq nuk ndodhi .Etiketa për tradhëti që po ju mveshet shumë kujtë sot, është e padrejtë .Po ju mveshët atyre që po e luftojnë krimin , korrupcionin , nepotizmin …duke i lënë anash “fajtorët ” e shfaqjës të te gjitha ketyre fenomeneve negative , të cilat po e gërryejnë nga mbrenda shoqërinë tonë të re. Ne fakt të gjithë ata që “gabuan” rënd e meritojnë edhe epitetin e tradhëtisë ndaj shtetit dhe ndaj kombit.Heshtja karshi kësaj është diskulifikim i të vërtetës , dhe është  një llojë tradhëtie.Nese e dojmë vendin dhe popullin tonë , nuk na lejohet ate ta vjedhim çdo ditë,ta varfërojmë , dhe mos ta lëshojmë të ecë pandalshem përpara?A është tradhëti kriminaliteti, korrupcioni, nepotizmi….?

Përgjigjën në këtë pyetje jepeni ju vetë lexues të ndëruar.Këto dukuri negative po e rrënojnë shtetin e ri të Kosovës?!Atributet kombëtare janë gjëja më madhore dhe më e shejtë për secilin njeri.Sigurisht së nuk  ka gjë më  keq, kur një shoqëri ka shkallë të lartë të korrupcionit me kleptomanë në krye të shtetit.Duhet punë shumë e madhe dhe  e gjithëmbarshme që gjërat të vihen në vendin e duhur.A ka gjë më mirë ,kur njerëzit e politikës, biznesit, mjekët, punëtorët, vozitësit, pilotët, profesorët, mësuesit, zejtarët, bujqitë, të punojnë ndërshmerisht…Kosovës i duhet kualiteti, i duhen njerëzit jo më diploma të bleme…Për gjitha këto mangësi jemi duke paguar çmim shumë të lartë !Pritja e këtij populi së do të bëhët mirë është tepër e gjatë (kaluan 21 vite nga lufta)…A mund të quhen tradhëtarë ata që po e braktisin vendin duke shkuar në vende ku sundojnë të gjitha të drejtat…?Të rinjët nuk po ikin në Lindje , por në Perëndim! Ku tjetër? Shteti mbahet më mirëkuptim dhe besim , e jo më dhunë…Këtë besim  të qytetarët  është koha ta kthejmë…

Ngjarja paraprake

Maqedoni e hekurt në shtëpi, nuk pëson tash e 17 muaj – Dardanët për të thyer ecurinë

Ngjarja e ardhëshme

Detajet shokuese: Kushërinjtë u ekzekutuan me armë dhe u mbuluan me shkurre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian