Touadera fiton mandatin e dytë si president i Republikës së Afrikës Qendore

Faustin-Archange Touadera ka fituar një mandat të dytë si president i Republikës së Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pasi ka marrë një shumicë absolute me 53,92 për qind të votave, Touadera është shpallur i zgjedhur”, tha Mathias Morouba, kreu i Autoritetit Kombëtar të Zgjedhjeve.

Ish-kryeministri Anicet Georges Dologuele, i cili u rendit i dyti, nuk i pranoi rezultatet, duke deklaruar se ato u dëmtuan nga parregullsi dhe mashtrime.

Rezultatet erdhën disa orë pasi një prokuror në vendin e shkatërruar nga lufta njoftoi se Gjykata e Lartë në kryqytetin Bangui ka hapur një hetim ndaj ish-presidentit Francois Bozize, si dhe disa bashkëpunëtorëve të tij.

Ky hetim, sipas prokurorit është mbi “faktet e destabilizimit dhe rebelimit të vazhdueshëm”.

Situata ka qenë e tensionuar veçanërisht pasi kandidatura e ish-presidentit Bozize për zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 2020 u refuzua nga Këshilli Kushtetues.

Disa grupe milicie, disa prej të cilave të mbështetura nga Bozize, që atëherë kanë sulmuar civilët, forcat e armatosura të vendit dhe ato të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Bozize, një ish-gjeneral që mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2003, u rrëzua në një rebelim të vitit 2013.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, mbi 55 mijë njerëz janë larguar nga dhuna.

Sulmet e fundit të rebelëve kanë bërë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të kërkojë nga të gjitha palët të ndërpresin armiqësitë dhe të sigurojë paqen.

Touadera, një ish-kryeministër dhe në zyrën e presidentit që nga viti 2016, ka përsëritur disa herë angazhimin e tij për të mbajtur paqen.

Një marrëveshje paqeje u nënshkrua në muajin shkurt të vitit 2019 midis qeverisë dhe 14 grupeve të armatosura.



. .

Ngjarja paraprake

Ndërron jetë dirigjenti i njohur shqiptar Kristë Lekaj

Ngjarja e ardhëshme

Veturat ‘dyfishë’ – Pamje të rënda nga aksidenti i tmerrshëm në Arllat ku dyshohet për një të vdekur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian