Tottenham shkatërron Ledsin!

Jose Mourinho me Tottenhamin, e nisin fuqishëm Vitin e Ri, me fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Leeds, në takimin e javës së 17-të të Premier League në futboll. 

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, shkakton penallti në minutën e 28-të, duke e penguar Bergwejin.
Harry Kane i pagabueshëm nga penalltia dhe 1:0 në minutën e 29-të. 

Son Heung-Min (43′) dhe Alderweireld (50′) shënuan edhe golat tjerë për fitoren e thellë të spursave, me rezultat 3:0. 

Alioski u paraqit deri në minutën e 64-të, por patën një ditë të keqe. 

Tottenham është në vend të tretë me 29 pikë, ka katër me pak se lideri Liverpooli dhe se Manchester Utd, që zë vendin e dytë, ndërsa Leeds renditet i 11-ti me 23 sosh.

Ngjarja paraprake

Ja nga cilat komuna janë katër personat që humbën jetën nga Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Qytetarët dhe kompanitë u kanë borxh 353.345 milionë denarë bankave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian