Tottenham pa telashe kundër LASK – tri gola për tri pikët

Tottenham Hotspur ka kaluar pa telashe pengesën e quajtur LASK.

Me rezultatin 3:0 ndaj LASK, Spurs kanë marrë tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Tottenham hapën serinë e golave qysh në minutën e 18’ kur Lucas Moura shënoi për 1:0.

Epërsia u dyfishua nëntë minuta më vonë kur Andrade shënoi në portën e tij.

Rezultatin final dhe fitoren e Spurs e vulosi goli i Heung-Min Son, i cili gol erdhi në minutën e 84’.

Skuadra e Jose Mourinho kështu numëron tri pikët e para në Ligën e Evropës këtë sezon, kurse austriakët do të presin për xhiron e ardhshme, me shpresën për të arkëtuar pikët e para. 

Ngjarja paraprake

Këto rrugë të Prishtinës do të mbyllen prej nesër deri të shtunën në ora 18:00

Ngjarja e ardhëshme

Shkrirja mund të tronditë nga brenda ASH-në dhe AAA-në

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian