Tottenham kthen sytë nga Manchester United

Tottenham është në kërkim të një portieri, për të zëvendësuar kapitenin Hugo Lloris.

“ESPN” raporton se londinezët kanë zgjedhur Dean Henderson të Manchester United, me shpresën se ata do ta lënë të lirë portierin 26-vjeçar.

Momentalisht ai është pjesë e Nottingham Forest, ku ishte titullar në pjesën e parë të sezonit në Premier League.

Së fundmi Henderson ka kaluar portier i dytë, pasi zgjedhja e parë në shkurt u bë Keylor Navas.

Tottenham e ka projektuar anglezin si numrin 1 për portën dhe në verë pritet të konkretizohen tratativat për transferimin në Londër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kur do të përfundojë lufta në Ukrainë?”/ Ministri rus i Mbrojtjes nuk bën zë, ul kokën dhe largohet

Story i radhës

Interpelancë në Kuvend/ “Të përcaktohet minimumi jetik”, Manastirliu: Është rritur mbështetja e familjeve në nevojë

Të fundit nga