Tottenham gjen zëvendësimin e Mourinhos?!

Raportimet italiane bëjnë të ditur se një takim mes përfaqësuesve të klubit Tottenham Hotspur dhe Maurizio Sarri do të ndodhë javët në vazhdim.

Sarri, i cili është pa një skuadër, mund të rikthehet përsëri në Angli, mirëpo kësaj radhe në stolin e Spurs.

Tottenham për momentin janë në vendin e 7-të në Premierligë dhe janë në ‘krizë’ të rezultateve në krye me Jose Mourinhon.

La Gazzetta dello Sport raporton  se Tottenham kishte kontaktuar me Sarrin në 2018, para se të shkonte në Chelsea, dhe interesi nuk është zbehur që nga atëherë.

Sarri është në dijeni të këtij interesimi nga Spurs dhe një takim mund të vendoset në Londër javën e ardhshme.

Ngjarja paraprake

Ekonomia amerikane fiton ritëm; rritet besimi i konsumatorëve

Ngjarja e ardhëshme

Enca interpreton një fragment të këngës së re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian