Tottenham fiton derbin e madh, në krye të tabelës në Premier League

Skuadra e Tottenhamit arkëton tre pikë të mëdha që aktualisht ngrihen në krye të Premier League. 

Tottenhami si vendas e mposhti me rezultat 2:0 Manchester Cityn, në derbin e javës së 9-të të Premier League. 

Në minutën e 5-të, Son Heung-Min nga rreth 17 metra realizon gol, në këndin e poshtëm të djathtë. 

Në minutën e 65-të, Lo Celso i jep qetësinë skuadrës së tij, duke shënuar për 2:0.

Pep Guardiola, trajner i Cityt, kokulur, ndërsa Jose Mourinho me Tottenhamin dalin ballëlart.  

Tottenham merr kreun e tabelës me 20 pikë, ndërsa City bie në pozitën e dhjetë me 12 sosh por që ka një takim me pak.

Ngjarja paraprake

Ndryshimit të flokëve nuk po i reziston dot as Kate Middleton

Ngjarja e ardhëshme

Qendra Kennedy hap dyert në mes të pandemisë

të fundit nga