Tottehham turpëron Manchester Utd në ‘Old Trafford’

Tottenhami e turpëron me rezultat 6:1 Manchester Utd në stadiumin ‘Old Trafford’ në Manchester.

Qysh në minutën e dytë, Manchester Utd, avancoi me rezultat 1:0 falë golit të Fernandes, që u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutat vijues, Manchester Utd pësoi fiasko nga Tottenhami i trajnerit të Jose Mourinho. 

Image

Në minutën e 28-të, Martial për një gjest josportiv u përjashtua direkt me karton të kuq, duke e lënë Manchester Utd me një lojtar me pak për 62 minuta.  

Golat për Tottenhamin i shënuan Ndombele (4′), Son Heung-Min (7′ e 37′), Kane (30′ e 79’-nga penalltia), Aurier (51′) dhe për Manchester Utd Fernandes (2′-nga penalltia).

Tottenhami zë vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Manchester Utd renditet në pozitën e 17-të me 3 pikë.

Ngjarja paraprake

Portieri shqiptar arriti të neutralizonte 3 gjuajtjet e tjera

Ngjarja e ardhëshme

​Cila ishte doza e parë që Trump mori kundër infeksionit?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian