toshkovski nese ka tendenca per destabilizim do te pergjigjemi ashper 66fa842240cb3

Toshkovski: Nëse ka tendenca për destabilizim, do të përgjigjemi ashpër

September 30, 2024
1 minut lexim

Shkup, 30 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha llojeve të sfidave në të ardhmen. Sfidat që kanë për qëllim destabilizimin e Maqedonisë, nëse në realitet ka të tilla, ne do t’i përgjigjemi ashpër, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në një deklaratë për media pas hapjes së Qendrës Rajonale K9 në Qendrën Policore Gjorçe Petrov, Toshkovski ka treguar se shërbimet janë duke përcjellë informacionin e duhur tek autoritetet.

“Shërbimet në kuadër të formave institucionale që kemi pasur në vend, të cilat merren me këtë lloj kompetence, kanë përcjellë dhe vazhdojnë t’i përcjellin informacionet e duhura organeve kompetente drejtuese në kuadër të tyre. Ato u ndanë përkatësisht me Kryeministrin dhe Presidenten.

Pra, gjithçka që kemi thënë në të kaluarën, sa i përket përpjekjeve, siç i kemi parë këto muaj, për të nxitur tensionet ndëretnike, se ato janë realitet, ne u përgjigjëm në përputhje me rrethanat dhe njëjtë do tu përgjigjemi edhe në të ardhmen. Kur them se po reagojmë siç duhet, po them se MPB ka kapacitetet e duhura për t’u përgjigjur në atë mënyrë që të jetë e nevojshme që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të qetë dhe në kuadër të këtij sistemi të sigurt dhe paqësor do të ushtrojnë të drejtat e tyre”, tha Toshkovski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

shantazhohet kreu i grupit parlamentar te pd gazment bardhi ja mesazhi qe i dergohet ne aplikacionin signal 66fa82065b5ff
Story i mëparshëm

Shantazhohet kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi/ Ja mesazhi që i dërgohet në aplikacionin “Signal”

i aferm me gjeneralin e larte iranian kush eshte lideri i ri i hezbollahut 66fa86b692c19
Story i radhës

I afërm me gjeneralin e lartë iranian, kush është lideri i ri i Hezbollahut

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë