Toronto, përkujtohen 93 civilët azerbajxhanas të masakruar nga Armenia

Në Toronto të Kanadasë u mbajt një ceremoni përkujtimore për 93 personat që humbën jetën në sulmet e kryera nga Armenia ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e zhvilluar para ndërtesës së Bashkisë së Torontos nga një grup vullnetarësh azerbajxhanas u vendosën në shesh 93 jastëkë për 93 viktimat.

Ndërsa mbi jastëkë u vendosën karafila si dhe etiketa me emrat dhe moshën e viktimave civile.

Edhe studentët universitarë azerbajxhanas që morën pjesë në ceremoni, pranë jastëkëve që përfaqësojnë varret e civilëve që humbën jetën shpjeguan me pankarta në duar sulmet e Armenisë kundër civilëve.

Gıyas Hüseyin, organizatori i aktivitetit përkujtimor, në një deklaratë për AA tha se 93 njerëz të pafajshëm, përfshirë edhe fëmijë humbën jetën në sulmet e fundit terroriste të Armenisë.

“Këta njerëz jetonin jashtë rajoneve të luftës. Ata humbën jetën nga sulmet terroriste të Armenisë teksa flinin natën. Dëshironin që nëpërmjet këtij aktiviteti ta njoftonim këtë për të gjithë opinionin botëror veçanërisht Kanadasë”, tha Hüseyin.

Aktiviteti për të cilin policia kishte marrë masa përfundoi pa ndonjë ngjarje.



. .

Ngjarja paraprake

Ndarja nga jeta e kreut të Institutit të Ndërtimit/ Veliaj: Një profesionist i shkëlqyer

Ngjarja e ardhëshme

Fotografia që po bënë bujë të madhe, Messi kontrolloi topin në një lartësi prej 1.83 metrave kundër Paraguait

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian