Torino refuzoi ofertën e ekipit “big” të Premier për Andrea Belottin!

Andrea Belotti qëndron te Torino, ashtu sikurse edhe 3 vera më parë, kur vlera e tij preku 100 mln eurot.

Sigurisht, tani edhe më pak, por ajo që duhet të thuhet është se sulmuesi që është bërë edhe kapiten, ka rol kyç tani, aq sa të refuzohen edhe oferta të merkatos.

Sipas asaj që u raportua nga Gazzetta dello Sport, dje Tottenham u paraqit përsëri te Torino për të kërkuar Andrea Belotti duke pasur parasysh blerjen nga granatat të Bonazzolit.

Por, presidenti Cairo u përgjigj me një jo të prerë pasi kurrë nuk kishte ndonjë qëllim nga ana e pronarit të “demave” për të shitur kapitenin…

Ngjarja paraprake

Frashër Demaj, “akademik e deputet”, tradhëtoi popullin e vet

Ngjarja e ardhëshme

Osmani në takim përmes lidhjes video-konferenciale me një grup të ish deputetëve evropianë

të fundit nga