‘Torcida’ reagon ashpër ndaj Hajrizit: Ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë

Tifozeria e famshme mitrovicase, “Torcida”, reagon me kthimin e basketbollistit Drilon Hajrizi në folenë e vjetër, KB Trepça.  

“Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë.

Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të padëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalë. Nga sot e tutje do ta kundërshtojmë fuqishëm dhe nuk do te marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin. 

Me shumë bujë të madhe e kemi prit kryesinë e re dhe nga gjithë ai respekt që kishim për ta më nuk do ta kenë.

Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëherë përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t’vazhdosh t’jesh i tillë.
Shihemi se shpejti.

Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe ‘Torcida’ gjithmonë do të mbesin”, reagon ‘Torcida’.

Ngjarja paraprake

Ia dha armën fëmiut për të gjuajtur! Arrestohet 39 vjeçari që postoi videon në Tik-Tok

Ngjarja e ardhëshme

Ekspozita e artit në Stamboll sjell dritë dhe shpresë në qytetin e goditur nga pandemia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian